Hyrje
Qëllimi i këtij punimi konsiston në eksplikimin (shpjegimin) e politikës sociale në Unionin Europian. Do të tentohet të paraqitet një pasqyrë e qartë rreth asaj se si ishte politika sociale në Bashkësinë Europiane; si është kjo politikë sot dhe si pretendohet të jetë në të ardhmen. Pra, në fokus të interesimit do të jetë evoluimi i politikës sociale në Unionin Europian dhe kahjet e zhvillimit të mëtejm të kësaj politike.
Politika konsiderohet si shprehje e vlerave dhe preferencave. Analiza politike është sa aktivitet normativ aq edhe aktivitet empirik. Sidoqoftë, përderisa politika specifike apo tërësia e politikave të caktuara mund të shprehin formulime rreth asaj se çfarë duhet bërë, dhe përderisa këto kanë forcën e ligjit, në anën tjetër politika sociale nuk mund të imponoj ndryshime në disa sjellje apo qëndrime. Megjithatë, politika sociale mund të krijoj një ambient të përshtatshëm për ndryshimin e këtyre sjelljeve dhe qëndrimeve.[1]
Konkretisht, autori i njohur i dimensionit social të politikave, Boulding argumentonte se objektivë (qëllim) kryesore e çfarëdo politike sociale është “të ndërtoj komunitetin ( bashkësinë)”.[2] Pra, shqetësim kryesorë i autorëve të ndryshëm të politikave sociale është krijimi i një ambienti në të cilin qeniet njerëzore marrin përgjegjësi për mirëqenien e të tjerëve dhe ku të drejtat individuale nuk kanë prioritet kundrejt të drejtave të komunitetit (bashkësisë). Sido që të jetë, asnjë politikë sociale nuk mund t’ua imponoj njerëzve që t’i bëjnë këto gjëra dhe të integrohen në bashkësi, nëse një gjë të këtillë nuk e dëshirojnë vet njerëzit.[3]
Politika sociale në marrëveshjet për krijimin e Bashkësisë Europiane
Që nga themelimi i Bashkësisë Europiane për Thëngjill dhe Çelik ( BETHÇ ), kanë kaluar dekada të tëra.[4] Marrëveshjet e para me të cilat u themelua Bashkësia Europiane nuk e garantonin europianizimin e atyre mekanizmave që njihen si “ politika sociale “ në kuptimin e gjerë. Pra nuk ishin përfillur sa duhet elementet konstituive të politikës sociale si, të drejtat themelore sociale, sigurimi social dhe ligji i punës.[5]
Atëbotë qëllimi i lidershipit europian ishte që të realizoheshin hapat e parë për parandalimin e luftërave të reja në kontinentin europian.[6] Në njëfarë mënyre mendohej se rritja e bashkëpunimit, para së gjithash atij ekonomik, ndërmjet Francës dhe Gjermanisë do t’i garantonte Europës një paqe dhe siguri afatgjate. Duke u mbështetur në këto objektiva, asokohe nuk është menduar shumë në politikat sociale.[7] Më vonë kur lufta në Europë do të konsiderohet ide e tejkaluar, do të bëhen tentativat e para për aplikimin e politikave sociale, përkatësisht, elementeve konstituive që i pëbëjnë këto politika do t’u kushtohet rëndësi më e madhe.
Zvillimi i “dimensionit social” deri në Marrëveshjen e Maastricht-it
Dy nivelet e dispozitave të politikës sociale janë me rëndësi kur bëhet studimi i aktiviteteve relevante të UE-së.[8] E para, dispozitat kuazi-kushtetuese të marrëveshjeve me të cilat janë themeluar: Bashkësia Europiane për Thëngjill dhe Çelik (BETHÇ) dhe Bashkësia Europiane për Energji Atomike (BEEA), i atribuojnë kompetenca selektive në sferën e politikës sociale nivelit europian të qeverisjes. E dyta, legjislacioni i institucioneve të UE-së,[9] që i vendosë në një vend mjaftë specifik aktivitetet e politikave sociale.
Marrëveshjet për themelimin e BETHÇ-së dhe BEEA-së përmbanin disa dispozita për politikat sociale, edhe pse ato zënin një vend shumë të vogël në këto marrëveshje.[10] Kjo për arsye se këto komunitete kishin prioritet proceset integrative për këto produkte. Këto dy Bashkësi (BETHÇ dhe BEEA) përmbanin detyrime të përgjithësuara, që kishin të bënin me rritjen e punësimit,[11] përkatësisht uljen e papunësisë dhe përmirësimin e standardit të jetesës për banorët e vendeve anëtare të këtyre komuniteteve.
Përpos këtyre dispozitave, marrëveshjet për themelimin e komuniteteve të para europiane përmbanin edhe dispozita të shumta në lidhje me mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve, por edhe të publikut të gjerë.[12] Kjo sepse, nxjerrja e përpunimi i thëngjillit dhe çelikut ishte shumë e mundimshme për punëtorët. Gjatë punës ata merrnin lëndime të shpeshta për shkak të nivelit të ultë të teknologjisë me të cilën asokohe nxerrej dhe përpunohej thëngjilli. Më vonë, me nënshkrimin e marrëveshjes për Bashkësinë Ekonomike Europiane (BEE), politikave sociale do t’u kushtohet rëndësi më e madhe.[13] Në këtë mënyrë, politika sociale do të bëhet pjesë konstituive e të gjitha marrëveshjeve që do të pasojnë.
Shkolla të ndryshme të mendimit të poitikave sociale morrën pjesë në negociatat për nënshkrimin e marrëveshjes me të cilën themelohej Bashkësia Ekonomike Europiane.[14] Disa shtete angazhoheshin vetëm për konceptin neo-liberal të tregut dhe tentonin të vendosin tregun e lirë edhe në sferën e punës dhe të sigurimit social. Në anën tjetër, disa vende deklaroheshin për një nivel të caktuar të harmonizimit të shpenzimeve në fushën sociale dhe atë të punës.[15]
Në fund u arrit kompromisi sipas të cilit nuk parashihej harmonizimi i politikave sociale në nivel europian.[16] Pra, vendet anëtare të Bashkësisë Ekonomike Europiane (BEE) ishin të pavarura në përpilimin dhe implementimin e politikave sociale. Sidoqoftë, nuk lejohej divergjencë e madhe në këtë drejtim. Filozofia dominante e marrëveshjes së BEE-së ishte se mirëqenia sociale duhet të arrihet përmes rritjes ekonomike;[17] ekonomia do të bazohej në parimet e tregut të lirë dhe nuk do te lejohet një politikë sociale rregullative dhe distributive (shpërndarëse).
Në marrëveshjen për themelimin e Bashkësisë Ekonomike Europiane (BEE), për herë të parë i janë dhënë disa autorizime Komisionit Europian, në lidhje me sferën e politikave sociale.[18] Kështu, Komisionit Europian i janë dhënë detyra që të promovoj kooperimin (bashkëpunimin) ndërmjet vendeve anëtare të BEE-së. Këto detyrime kishin të bënin me çështjen e punësimit; ligjin e punës dhe kushtet e punës; trajnimet profesionale bazike dhe të avansuara; sigurimin social; parandalimin e aksidenteve në punë; higjienën në vendin e punës; të drejtën e bashkimit në sindikata; dhe të drejtën e negociimit ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësve në lidhje me çmimin e punës.[19]
Megjithatë, karakteri i përgjegjësive të Komisionit Europian në këto punë ishte vetëm konsultativ.[20] Me fjalë të tjera, Komisioni konsultohej me vendet anëtare të BEE-së për problemet e natyrës sociale, me të cilat preokupoheshin shtetet e BEE-së. Në këtë mënyrë u konfirmua fakti se fenomenet e politikave sociale ishin përgjegjësi ekskluzive e vendeve të BEE-së. Nuk duhet harruar se në funksion të proceseve integruese,[21] ndërhyrja në fushën e politikave sociale ishte mundësuar me anë të dispozitave specifike.
Legjislacioni social dhe politika sociale në Bashkësinë Europiane
Ekziston një literaturë e gjerë dhe mjaft e pasur për zhvillimin e politikave sociale në Bashkësinë Europiane.[22] Zhvillimet më të rëndësishme në sferën e politikave sociale janë bërë në ligjin e punës dhe në atë të sigurimeve sociale. Kujdes i veçantë i është kushtuar koordinimit të sistemeve të sigurimeve nacionale. Ky koordinim nuk nënkupton harmonizimin e ploë të sistemeve nacionale.[23] Këtë më së miri e tregon fakti se edhe sot në Unionin Europian ekzistojnë dallime në pagat e punëtorëve, në bazë të të cilave përcaktohet lartësia e sigurimeve sociale.
Edhe në sektorin e ligjit të punës Bashkësia Europiane preokupohej me probleme të shumta.[24] Me plotë të drejtë mund të thuhet se institucionet e Bashkësisë Europiane nuk kishin kompetenca të bëjnë harmonizimin e dispozitave nacionale që kishin të bënin me ligjin e punës. Me kalimin e kohës problemet në këtë sferë u rritën shumë. Kjo bëri që gjatë viteve të 70-ta, të shekullit të kaluar, të miratohen një numër i madh i direktivave, qëllimi i të cilave ishte harmonizimi i mëtejm i ligjit të punës në nivel europian.[25]
Këto direktiva ndikuan që shumë rregulla, të cilat vlenin në nivelin nacional të derogohen dhe të mos vlejnë më. Në vend të tyre filluan të vlejnë rregulla të reja të karakterit supra-nacional.[26] Si rrjedhim u krijuan programe të shumta për harmonizimin e parametrave në fushën e ligjit të punës. Rëndësi e veçantë i kushtohej mbrojtjes së punëtoreve shtatëzëna; mbrojtjes së punëtorëve të rinj; punëtorëve të një shteti anëtar të BEE-së që punonin në shtetin tjetër anëtar të BEE-së.[27]
Në dy dekadat e para të funksionimit të saj, BEE-ja me politikat e saja angazhohej për realizimin e objektivave të proklamuara në marrëveshje.[28] E tëra që bëhej në lidhje me poltikat sociale ishte ajo se garantohej lëvizja e lirë e punëtorëve në të gjitha vendet anëtare të BEE-së, dhe asgjë më shumë. Në fillim të viteve të 70-ta, klima politike ndryshoi. BEE-ja, përkatësisht integrimet që ajo kishte konstituuar nuk ishin të mjaftueshme. Tentohej integrimi i mëtejm; pra, pretendohej unioni ekonomik dhe ai monetar.[29] Në këtë kontekst reforma e Fondit Social Europian konsiderohej si mundësi për bashkërenditje të politikave sociale, dhe përqendrimin e tyre në nivelin supra-nacional.
Politika sociale në Marrëveshjen e Maastricht-it
Marrëveshja e Maastricht-it gjeneroi ndryshime përmbajtësore në të gjitha sferat. Proceset integrative vazhduan edhe më tutje drejt një integrimi më të përsosur. U bë përurimi i një unioni politik dhe monetar. Termi “union politik” i referohej forcimit të një sistemi (tërësie) të institucioneve; promovohej reforma procedurale si dhe inovacioni i politikave substanciale. Politikat sociale, përkatësisht reformimi i tyre ishin çështje kapitale në këtë drejtim.[30] Duhet theksuar se Parlamentit Europian i jepeshin kompetenca të shumta në sferën e ligj-vënies.
Marrëveshja e Maastricht-it në mënyrë eksplicite ( të qartë ) përcaktonte kompetencat e Unionit Europian në sferën e politikave sociale. Këto kompetenca mund të përmbledhen në paraqitjen e mëposhtme:
· Kushtet e punës;
· Informimi dhe konsultimi me punëtorët;
· Barazia gjinore për forcën e punës;
· Integrimi i personave të përjashtuar nga forca e punës;
· Sigurimi social dhe mbrojtja e punëtorëve;
· Mbrojtja e punëtorëve pas shfuqizimit të kontratës;
· Përfaqësimi i interesave kolektive;
· Punësimi në vende të treta;
· Lëvizjet e lira të punëtorëve.[31]
Politika sociale në Gjermani
Kornizë ekonomiko-sistemore për politikën sociale në Gjermani është ekonomia sociale e tregut.[32] Për ekonominë sociale të tregut thuhet se është “rruga e tretë” ndërmjet kapitalizmit klasik dhe socializmit totalitar. Gjermania në aktin më të lartë juridik siguron realizimin e drejtësisë sociale: garantohen liritë individuale në lëmin e veprimit, kontraktimit, zgjedhjes së profesionit, lëvizjes së punëtorëve dhe pronës private.[33]
Kujdes i veçantë i kushtohet nivelit të lartë të punësimit.[34] Me këtë synohet të ruhet stabiliteti social, funksionimi më i mirë i forcës punuese etj. Janë të njohura veprimet e qeverisë gjermane në aplikimin e masave kejnsiane me qëllim të ruajtjes së shkallës së lartë të punësimit. Politika e funksionimit të fuqisë punëtore shfrytëzon dy grupe instrumentesh: “aktive” dhe “kompensuese”. Politika aktive ka të bëjë me shërbimet për arsimimin profesional, ofrimin e ndihmës me rastin e kalimit në punë të re etj. Kurse politika kompensuese ka të bëjë me kompensimin material të atyre që janë të papunë.[35]
Konkluzioni
Deduktimi nga gjithë kjo është i qartë, politika sociale e Bashkësisë Europiane ka evoluuar në drejtim pozitiv. Me themelimin e BETHÇ-së, por edhe më vonë, politika sociale ka qenë e anashkaluar gati në tërësi. Mirëpo, me kalimin e kohës, do të kuptohet rëndësia që ka politika sociale për proceset integrative që tashmë kishin përfshirë Kontinentin e Europës. Hapat e parë integrues në politikat sociale të vendeve europiane u bënë për të mbrojtur fuqinë punëtore dhe shëndetin e saj por edhe të publikut të gjerë; në këtë kohë rëndësi i kushtohej edhe sistemit të sigurimeve sociale.
Me marrëveshjen e Maastricht-it gjërat filluan të ndryshojnë për të mirë. Që nga ajo kohë, kur filloi të realizohet unioni politik e më vonë edhe unioni monetar, shumica e kompetencave të fushës së politikave sociale ka filluar të bartet në institucionet europiane. Tempoja e integrimeve është intensifikuar shumë; mundësitë reale janë që kompetencat e institucioneve europiane në sferën e politikave sociale të rriten edhe më shumë. Pra, pritet të ndodh unifikimi i politikave sociale në kuadër të Unionit Europian.
Notes:
[1] Clive Archer & Fiona Butler. The European Community: Structure and Process. New York. St. Martin’s Press. 1992. Fq. 18.
[2] Desmond Dinan. Ever Closer Union? An Introduction to the European Community. Boulder. Linne Rienner. 1994. Fq. 23.
[3] David Harrison. The Organisation of Europe. London. Routledge. 1995. Fq. 25.
[4] Ibid. Fq. 29.
[5] David Harrison. The Organisation of Europe. London. Routledge. 1995. Fq. 32.
[6] Skender Berisha & Musa Limani. Integrimet Ekonomike europiane. Prishtinë. Koha. 2004. Fq. 24.
[7] Blerim Reka. E Drejta e Unionit Europian. Prishtinë. KIEAI. 2000. Fq.121.
[8] David Harrison. The Organisation of Europe. London. Routledge. 1995. Fq. 46.
[9] Ibid. Fq.49.
[10] Stephan Leibfried. European Union Countries: Social Policy. London. Pierson. 2000. Fq. 125.
[11] Desmond Dinan. Ever Closer Union? An Introduction to the European Community. Boulder. Linne Rienner. 1994. Fq. 321.
[12] Stephan Leibfried. European Union Countries: Social Policy. London. Pierson. 2000. Fq. 130.
[13] David Harrison. The Organisation of Europe. London. Routledge. 1995. Fq. 56.
[14] Ibid. Fq. 61.
[15] Stephan Leibfried. European Union Countries: Social Policy. London. Pierson. 2000. Fq. 135.
[16] Ibid. Fq.139.
[17] Bashkim Zahiti. E Drejta Europiane. Prishtinë. De Rada. 2002. Fq. 76.
[18] Stephan Leibfried. European Union Countries: Social Policy. London. Pierson. 2000. Fq. 139.
[19] Desmond Dinan. Ever Closer Union? An Introduction to the European Community. Boulder. Linne Rienner. 1994. Fq. 328.
[20] David Harrison. The Organisation of Europe. London. Routledge. 1995. Fq. 59.
[21] Stephan Leibfried. European Union Countries: Social Policy. London. Pierson. 2000. Fq. 143.
[22] Ibid. Fq. 147.
[23] David Harrison. The Organisation of Europe. London. Routledge. 1995. Fq. 67.
[24] Ibid. Fq. 151.
[25] Fiona Butler. The European Community. New York. St. Martin’s Press. 1992. Fq.142.
[26] Desmond Dinan. Ever Closer Union? An Introduction to the European Community. Boulder. Linne Rienner. 1994. Fq. 328.
[27] Stephan Leibfried. European Union Countries: Social Policy. London. Pierson. 2000. Fq. 149.
[28] Fiona Butler. The European Community. New York. St. Martin’s Press. 1992. Fq.146.
[29] David Harrison. The Organisation of Europe. London. Routledge. 1995. Fq. 69.
[30] Stephan Leibfried. European Union Countries: Social Policy. London. Pierson. 2000. Fq. 153.
[31] David Harrison. The Organisation of Europe. London. Routledge. 1995. Fq. 69.
[32] Nagip Skenderi. Ekonomia dhe Politika Botërore. Prishtinë. UP. 2003. Fq. 197.
[33] Ibid. Fq. 198.
[34] Stephan Leibfried. European Union Countries: Social Policy. London. Pierson. 2000. Fq. 157.
[35] Nagip Skenderi. Ekonomia dhe Politika Botërore. Prishtinë. UP. 2003. Fq. 203.
[2] Desmond Dinan. Ever Closer Union? An Introduction to the European Community. Boulder. Linne Rienner. 1994. Fq. 23.
[3] David Harrison. The Organisation of Europe. London. Routledge. 1995. Fq. 25.
[4] Ibid. Fq. 29.
[5] David Harrison. The Organisation of Europe. London. Routledge. 1995. Fq. 32.
[6] Skender Berisha & Musa Limani. Integrimet Ekonomike europiane. Prishtinë. Koha. 2004. Fq. 24.
[7] Blerim Reka. E Drejta e Unionit Europian. Prishtinë. KIEAI. 2000. Fq.121.
[8] David Harrison. The Organisation of Europe. London. Routledge. 1995. Fq. 46.
[9] Ibid. Fq.49.
[10] Stephan Leibfried. European Union Countries: Social Policy. London. Pierson. 2000. Fq. 125.
[11] Desmond Dinan. Ever Closer Union? An Introduction to the European Community. Boulder. Linne Rienner. 1994. Fq. 321.
[12] Stephan Leibfried. European Union Countries: Social Policy. London. Pierson. 2000. Fq. 130.
[13] David Harrison. The Organisation of Europe. London. Routledge. 1995. Fq. 56.
[14] Ibid. Fq. 61.
[15] Stephan Leibfried. European Union Countries: Social Policy. London. Pierson. 2000. Fq. 135.
[16] Ibid. Fq.139.
[17] Bashkim Zahiti. E Drejta Europiane. Prishtinë. De Rada. 2002. Fq. 76.
[18] Stephan Leibfried. European Union Countries: Social Policy. London. Pierson. 2000. Fq. 139.
[19] Desmond Dinan. Ever Closer Union? An Introduction to the European Community. Boulder. Linne Rienner. 1994. Fq. 328.
[20] David Harrison. The Organisation of Europe. London. Routledge. 1995. Fq. 59.
[21] Stephan Leibfried. European Union Countries: Social Policy. London. Pierson. 2000. Fq. 143.
[22] Ibid. Fq. 147.
[23] David Harrison. The Organisation of Europe. London. Routledge. 1995. Fq. 67.
[24] Ibid. Fq. 151.
[25] Fiona Butler. The European Community. New York. St. Martin’s Press. 1992. Fq.142.
[26] Desmond Dinan. Ever Closer Union? An Introduction to the European Community. Boulder. Linne Rienner. 1994. Fq. 328.
[27] Stephan Leibfried. European Union Countries: Social Policy. London. Pierson. 2000. Fq. 149.
[28] Fiona Butler. The European Community. New York. St. Martin’s Press. 1992. Fq.146.
[29] David Harrison. The Organisation of Europe. London. Routledge. 1995. Fq. 69.
[30] Stephan Leibfried. European Union Countries: Social Policy. London. Pierson. 2000. Fq. 153.
[31] David Harrison. The Organisation of Europe. London. Routledge. 1995. Fq. 69.
[32] Nagip Skenderi. Ekonomia dhe Politika Botërore. Prishtinë. UP. 2003. Fq. 197.
[33] Ibid. Fq. 198.
[34] Stephan Leibfried. European Union Countries: Social Policy. London. Pierson. 2000. Fq. 157.
[35] Nagip Skenderi. Ekonomia dhe Politika Botërore. Prishtinë. UP. 2003. Fq. 203.
Bibliografia
Nagip Skenderi. Ekonomia dhe Politika Botërore. Prishtinë. UP. 2003.
Blerim Reka. E Drejta e Unionit Europian. Prishtinë. KIEAI. 2000.
Skender Berisha & Musa Limani. Integrimet Ekonomike Europiane. Prishtinë. Koha. 2004
Bashkim Zahiti. E Drejta Europiane. Prishtinë. De Rada. 2002.
Burime nga Libraria On-line: Questia Media America, Inc. http://www.questia.com/
Clive Archer & Fiona Butler. The European Community: Structure and Process. New York. St. Martin’s Press. 1992.
Desmond Dinan. Ever Closer Union? An Introduction to the European Community. Boulder. Linne Rienner. 1994.
David Harrison. The Organisation of Europe. London. Routledge. 1995.
Stephan Leibfried. European Union Countries: Social Policy. London. Pierson. 2000.
Fiona Butler. The European Community. New York. St. Martin’s Press. 1992.
No comments:
Post a Comment